top of page
123.jpg

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme të javës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 22, 2017
  • 1 min read

Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell do ta karakterizojë vendin përgjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Nga dita e martë dhe pjesa e parë e së mërkurës do të ketë kushte për reshje të dobëta bore, kurse në ultësira dhe vende rrëzë maleve do të ketë kushte për mjegull të intensitetit të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -14 gradë Celsius deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4C deri në 1C Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë por do të ketë tendencë të uljes por gjithnjë në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi rreth 7m/s.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page