I riu që refuzoi 7 milionë dollarë për ta shitur zbulimin
- rilindjashqiptare
- Jan 23, 2017
- 1 min read

Të kursesh para nuk është e lehtë dhe as e dëshirueshme, por gjithsesi për pjesën dërrmuese të popullsisë globale është e domosdoshme. Pikërisht kësaj pjese mundohet t’i vijë në ndihmë Mohammed Ali, një 16-vjeçar britanik që ka ndërtuar një aplikacion dhe faqe interneti që ndihmon për të kursyer. Ideja e tij gjeniale nuk është vënë ende në zbatim, por gjithsesi ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të mëdhenj, të cilët që në embrion të saj kanë ofruar 7 milionë dollarë për ta blerë atë. “U takova para me disa investitorë në Londër. Përfaqësonin një kompani të dhënash botërore. U pëlqeu ideja dhe bënë një ofertë për ta blerë. Unë këmbëngula në një plan investimi. Kur nuk ramë dakort, refuzoi kërkesën e tyre në dhjetor, pak para Krishtlindjeve”, thotë Ali. Ai thotë se arsyeja kryesore që e bëri të refuzojë ofertën ishte se koncepti dhe teknologjia e përdorur prej tij nuk ka rivalë në treg. “Bëhet fjalë për një ekspertizë kursimi parashë, do të thoja një Bloomberg për publikun e gjerë”, thotë ai.
Comments