top of page
123.jpg

Njihuni me tetovarin që jeton me ujqërit (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 24, 2017
  • 1 min read

Ulërima e ujqërve për shumë kënd mund të jetë e frikshme, por për Fadil Ismailin nga Tetova, Aleko, Lupo dhe Luna janë bërë anëtarë të barbartë të familjes.

Ai rrëfen se këta ujqër janë zbutur vetëm nga respekti që kjo familje ka treguar për këto kafshë: “Unë e di se çfarë duan, që të më japin respekt unë ju a jap respektin. Do të thotë se kemi respekt reciprok. Vetëm i kam trajnuar. Mirëpo trajnimi im ka qenë trajnim familjarë.

Mua më dhimbsë, , unë nuk dua që ta shohë fëmijën tim duke u përla. Unë i dua. Këto i ruaj për merak, qejf dhe dashuri”, u shpreh Fadil Ismaili, pronari i ujqërve njofton tv21.

Ai tregon se ujqërit janë të trajnuar mirë, dhe nuk janë aspak të ngjashëm me ata të malit.

E zonja e shtëpisë, Hasije Ismaili tregon se në fillim e ka pasur të vështirë “miqësinë” me ta, por tani ajo ju shërben edhe bukë.

“Në fillim unë u frikësosha. Nuk kisha besim sepse janë ujq agresivë apo janë të këqij, por krejt e kundërta ishte. Sallama dhe kocka ju ziejmë sepse thonë se prej gjakut bëhen agresivë. Shtriheshin nëpër kauça. Na i ledhatonim. Po ata e ndjejnë edhe dashurinë tonë andaj sillen shumë mirë”, tha Hasije Ismaili, Zonja e shtëpisë.

Për më shumë ndiqeni videon:


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page