top of page
123.jpg

Këto janë gjërat që me të vërtetë e zbukurojnë një femër (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 26, 2017
  • 1 min read

Pasionet

Njëjtë si meshkujt, edhe një femër pa entuziazëm dhe pasion është e mërzitshme. Zakonisht, rutina e femrave limitohet nga puna dhe përgjegjësitë në shtëpi, prandaj pasioni i madh ndaj diçkaje është mënyra më e mirë për të shpëtuar nga kjo rutinë.

Nëse vini në shtëpi dhe gjeni kohë për vete, jeta mund të jetë e mahnitshme, transmeton Telegrafi.

Jeta nuk është vetëm punë tërë ditën dhe natën!

Mëshira

Femrat egoiste dhe me zemër të ftoftë zakonisht e duan vetëm veten. Padyshim që dashuria për vetveten është një kualitet i shkëlqyeshëm. Mirëpo, kujt i pëlqejnë egoistët? Nëse një grua është e paaftë të ketë ndjenja për tjerët, kush do të ketë ndjenja për të?

Mëshira është karakteristikë atraktive dhe një grua duhet të dijë të dhuroj dhe të pranoj dashuri!

Inteligjenca

Ekziston një mit se gratë e bukura nuk janë të mençura. Në fakt, ky stereotip funksionon në dy drejtime: supozohet se femrat inteligjente nuk janë të bukura dhe nuk kanë kohë për vetveten.

Stereotip i çuditshëm, apo jo? Një grua që nuk studion dhe nuk e kultivon mendjen e saj është si një shkrimtare që asnjëherë nuk lexon libra.

Etja për njohuri i bën femrat atraktive. Të jesh e mençur, do të thotë të jesh seksi!


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page