top of page
123.jpg

10 shenja që thonë se je gati të tradhëtosh partnerin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 27, 2017
  • 1 min read

Tradhtia bashkëshortore nuk është thjesht një ngjarje pasive që ndodh dhe vetëm kaq.

Tradhtia, edhe pse nuk e kuptojmë vjen e planifikuar, shpesh herë ajo nuk është vetëm çështje seksi dhe as një rrugëdalje nga martesa.

Më poshtë është një dekalog që do t’u ndihmojë të kuptoni se në cilën faze të marrëdhënieve ndodheni në raportet me partnerin apo bashkëshortin tuaj.

Nëse gjeni aty veten më se paku tre pika, kjo do të thotë se aktualisht jeni të pakënaqur me marrëdhënien.

Nëse e gjeni veten ne 4 deri ne 7 pika të tjera, duhet të dini se jeni duke e menduar tradhtinë. Nëse përputheni me më shume se 8 pika, dijeni se jeni në pritje të rastit më të parë për të tradhtuar.

  1. Edhe pse nuk doni ta pranoni, tashmë nuk ndjeheni shumë e dashuruar me partnerin

  2. Prej disa kohësh jeni e pakënaqur me marrëdhënien tuaj

  3. Jeni e mërzitur

  4. Doni ta mbyllni po nuk dëshironi të plagosni partnerin

  5. Nuk keni guximin të kërkoni divorcin

  6. Jeni përpjekur të shpjegoni partnerit se nuk jeni e lumtur, por rrëfimet tuaja nuk i ka dëgjuar njeri, përkundrazi, keni marrë kundërsulme verbale, madje dhe fizike

  7. Parapëlqeni të kaloni më shumë kohë me të tjerë miq dhe me të tjera aktivitete larg shtëpisë.

  8. Nuk ndjeheni e respektuar prej tij, por as juve keni me atë respektin e dikurshëm.

  9. Nuk jeni e kënaqur me jetën tuaj seksuale.

  10. Në shoqërinë tuaj keni mikesha që kanë tradhtuar dhe ato ndikojnë te ju


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page