top of page
123.jpg

Galaxy S8 vjen më 29 Mars

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 27, 2017
  • 1 min read

Samsung po përgatitet për debutimin e madh të Galaxy S8-ës i cili pritet të shënojë një kthesë drastike.

Sipas një raporti të fundit të VentureBeat, Samsung Galaxy S8-ta do të jetë në dy modele me ekran 5.8 inç dhe 6.2 inç Quad HD AMOLED të cilët mbulojnë 83% të panelit ballor.

Raporti thotë se telefonë do të zbulohen më 29 Mars. Ata do të kenë procesorët më të fundit 10 nanometër Snapdragon 835 që sipas VentureBeat do të jenë 11% më të shpejtë sesa procesori i Galaxy S7 dhe 23% më i fuqishëm grafikisht.

Mungesa e një butoni fizik qëndror ka bërë që skaneri i shenjave të gishtërinjve të vendoset në pjesën e pasme ngjitur me kamerën 12 megapiksel me hapje f/1.7. Kamera frontale do të jetë 8 megapiksel.

Komponentë të tjerë janë 4GB RAM, 64GB memorje të brendshme dhe mbështetje për karta deri në 256GB. Karkimi do të realizohet përmes portës USB-C citon raporti.

Së fundi kostoja pritet të jetë 799 Euro për modelin bazë 5.8 inç dhe 899 Euro për modelin bazë 6.2 inç.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page