top of page
123.jpg

Gjërat që i bëjnë femrat, të parezistueshme në sytë e meshkujve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 27, 2017
  • 2 min read

Nuk ekziston receta magjike, por këtu kemi rradhitur 6 karakteristikat të cilat meshkujt i shohin si të pa rezistueshme tek femrat, në pamje dhe në sjellje.

E dinit se, për shembull, ijet e plota dhe krahët e gjata janë më tërheqëse se flokët bjonde? Apo se një buzëqeshje ka më shumë rëndësi se njëmijë fjalë? Ja çdo gjë që duhet të dini për ato që u pëlqejnë gjinisë tjetër.

1.Një buzëqeshje rrezëllitëse. Fuqia joshëse e një buzëqeshjeje rrezëllitëse nuk ka të krahasuar. Sipas kërkimeve të fundit, meshkujt tërhiqen nga dhëmbët e bardhë dhe të shkëlqyeshëm, kjo është një shenjë kujdesi dhe pastërtie. Por mos u përpiqni të buzëqeshni në mënyrë artificiale, buzëqeshja më joshëse është ajo natyrale.

2.Pak grim. Teprimi me grim është njëra ndër gabimet që duhet evituar. Përveç se për shijet personale, në fakt është e njohur se meshkujt nuk e pëlqejnë një fytyrë të mbytur nga makijazhi. Është mirë të preferoni një makijazh natyral dhe delikat, të sofistikuar dhe në gjendje për të nxjerrë në pah bukurinë tuaj.

3.Buzëkuqi i kuq. Buzëkuqi i kuq është një instrument i fuqishëm joshjeje. Kjo është konfirmuar, ngjyra e kuqe tërheq meshkujt. Zgjidhni një tonalitet të ngjyrës së kuqe që ju përshtatet dhe aplikojeni në një mbrëmje të veçantë.

4.Flokët e errëta. Është e kotë të themi se ka femra të cilat duken gjithmonë shumë bukur me çdo ngjyrë që mbajnë në flokë. Por megjithatë, edhe pse gjithmonë thuhet se meshkujt preferojnë bjondet, janë brunet ato që tërheqin më shumë shikimin e meshkujve.

5.Krahët e gjatë. Kërkuesit e Universitetit të Sidney-t kanë zbuluar se femrat me krahë të gjatë dhe të hollë i pëlqejnë më shumë meshkujve edhe më shumë se ato që kanë këmbë të gjata. Përse? Me sa duket sepse kjo pjesë e fizikut ndërhyn në siluetën delikate femërore.

6.Lëkurë e shkëlqyeshme. Një lëkurë e pastër, e shkëlqyeshme është ndër dëshirat e bukurisë më të preferuarat nga meshkujt kur flasin për femrën e tyre ideale. Kujdesuni gjithmonë për lëkurën tuaj pa bërë gabime në rutinën tuaj të përditshme.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page