Fshati "Dërmak" më i veçanti në Kosovë!
- rilindjashqiptare
- Jan 29, 2017
- 7 min read

Fshati Shipashnicë e Epërme, besohet të jetë fshati i vetëm që i takon një fisi, një gjaku, një babai dhe nuk martohen në mes veti.
Disa kuriozitete gjeografike dhe të dhëna historike kushtuar Fshatit Shipashnicë e Epërme, shkrim nga Besnik Dërmaku – gjeograf.
Stërgjyshi i fshatit njihet Osmoni.
Babai i Osmonit kishte 3 djem : Mulën , Ramën dhe Osmonin .
Familja e stërgjyshit Osmon ishte nga Kosturi-Malesia e Hasit, një lokalitet afër Kuksit. Nga ky lokalitet Osmoni largohej së bashku me dy vëllezërit e tijë me Mulën dhe Ramën. Mula ndalet dhe vendoset në fshatin Greiqevc të Suharekës (Therandës), kurse Rama dhe Osmoni në fshatin Dremjak të Ferizajit.
Pas dy viteve stërgjyshi ynë Osmoni largohet nga Dremjaku dhe vendosët në fshatin Ranilluk, e pastaj në Tërrnoc, por për shkak të lëvizjeve të shpeshta të ushtrisë turke dhe të tatarëve, babi Osmoni detyrohet të largohët nga këtu dhe vendosët në viset malore, në fshatrat Tërstenë dhe Sedllar.
Në vitin 1680 stërgjyshi ynë largohet nga viset malore dhe vendosët në fshatin e tanishëm Shipashnicë e Epërme-Dërmaku, në të cilën kohë kishte 3 djemë : Sejdiun , Durakun dhe Sylejmanin (Sylën). Pas pak viteve djali i Osmonit, pra Sejdiu largohet nga fshati Shipashnicë dhe vendosët në një fshat- Letancë në Komunën e Podujevës (Besianë), ku këtu xhaxhai ynë Sejdiu u trashëgua brez pas brezi. Pra, edhe sot kemi kusherinjë në këtë lokalitet me mbiemër Dërmaku.
Vendbanimi për herë të parë me këtë emër paraqitet në dëfteret turq të regjistrimit të vitit 1456,qysh edhe me heret Shipashnica ka qenë e banuar edhe me popullatë dardane-ilire, dëshmi për të cilat janë varrezat, disa themele dhe një numër i konsideruar i gjetjeve arkeologjike që janë bëre nga arkeologët në vitin 2000.
Sipas regjistrimit që bëri qeveria turke në vitin 1566/75, Shipashnica kishte pasur 17 shtëpi-familje-kohë para ardhjes së stërgjyshit Osmon në fshat.
Fshati ynë ka qenë i banuar edhe para vendosjës së Osmonit, por Osmoni e gjeti të braktisur. Supozohet se njerzit e parë, para vendosjës së Osmonit, ishin shpërngulur ose shfarosur nga ndonjë sëmundje si ajo e Murtajës, Kolerës etj.
KOSTUR-DREMJAK-RANILLUK-TËRRNOC-TËRSTENË E SEDLLARË-SHIPASHNICË E EPËRME
Emri Dërmak rrjedh nga vetë emri Dremjak, ngase të parët tanë kanë ardhur nga Dremjaku, i cili emër më vonë kalon në trajtën Dërmaku.
Rreth emrit Shipashnicë ka mendime të ndryshme. Një ndër to është se emri Shipashnicë rrjedh nga fjala “Shibak” që do të thotë se ajo trevë ka qenë e mbuluar me pyje. Psh Shipi (Shibi) Hogoshtit etj.
Sëmundja e Murtajës ishte shfarosëse edhe për Shipashnicën, kështu ne vitin 1871 nga 38 familje sa kishte fshati mbetën gjallë vetëm 9 familje.
Fshati Shipashnicë ka një fis, rrjedh prej një gjaku, nuk martohemi në mes veti dhe kryesishtë i takojmë fesë Islame .
Mejtepi në Shipashnicë u hap në vitin 1875-në gjuhën arabe.
Shpërngulja më e madhe e banorëve të fshatit u shënua në vitet 1971-1981 për shkaqe politike, ekonomike e arsimore.
Migrimi i Dërmakëve : Kamenicë , Gjilan , Shkup , Prishtinë , pastaj në Gjermani, Zvicërr, Itali, Spanjë, Danimarkë, Suedi, Belgjikë, Francë, Britani e Madhe, Austri, SHBA, Brazil etj. Në vitin 1918 Bahtiari i Beqës shpërngulët për në Turqi.
Lagjet e fshatit : Rexhajt, Musajt, Adilajt, Sahitajt, Demajt, Dinajt, Metajt, Rrustemajt, Sylajt, Limonajt, Himajt.
Shipashnica në vitin 1680 kishte vetëm 1 shtëpi, pas 32 viteve, më 1712 fshati u bë me 10 shtëpi, kurse më1744 d.m.th në 32 vjetëshin e dytë fshati numëronte 24 shtëpi, me 1776 kishte 32 shtëpi, mirpo murtaja e vitit 1781 /82 mori 2/3 e popullsisë së fshatit, kështu mbetën vetm 9 shtëpi me 100 banorë.
Në periudhën e dytë, pra më1822 fshati kishte rritje, pra në 21 familje, më 1859 me 32 shtëpi, ndërsa më 1931 u shënuan 58 shtëpi.
Shtim i madh vërehët në periudhën 1914-2000, ku nga 32 shtëpi e 580 banorë sa ishin në vitin 193, më 1940 u bënë 70 shtëpi me 826 banorë, më 1961 103 shtëpi dhe 1013 banorë, më 1971 u shënuan 131 shtëpi dhe 1093 banorë, më 1991 ishin 187 shtëpi dhe 1153 banorë, kurse në vitin 2000, ishin 215 shtëpi dhe 1513 banorë.
Fshati Shipashnicë llogaritet se në vitin 2000 brenda dhe jashtë fshatit ka pasur mbi 305 familje dhe 1968 anëtarë, tani mbi 350 familje dhe mbi 2200 anëtarë.
Popullsia e fshatit i takon fisit Sopë, andaj si vëllezër sopë dërmakët i konsiderojnë edhe Lekajt e Kranidellit, Dobrosinasit, Pogragjasit dhe bukovikasit, pastaj me vëllezërit nga Dremjaku i Ferizajt dhe Letancës së Besianës.
Shkolla e parë shqipe në fshat u hap më 1947.
Numri 77925 tregon numrin regjistrues të familjës Dërmaku në Librin Botëror të Enciklopedisë së Familjeve (LBEF) me seli në New York.
Shipashnica ka 5 doktorë të shkencave : Prof.Dr Ismet Dërmaku, Prof.Dr Sabit Dërmaku, Prof.Dr Isa H.Dërmaku, Prof.Dr.Artan Dërmaku si dhe Prof.Dr.Arben Dërmaku.
Gjithashtu Shipashnica ka një numër të konsideruar të magjistrave,pastaj me fakultet, shkolla të larta .
Mbi 220 milionë mbiemra dhe dokumenta adresash u hulumtuan ne Evropë, Amerikë Veriore, Afrikë dhe Australi, u hulumtuan këto për të identifikuar pjestarët e familjës Dërmaku.
Në globin tokësor Shipashnica e Epërme(tani Dërmaku) shtrihët në mes kordinatave të GJGJV 42° 39′ 50″në jug të Llazeve dhe në skajin verior te Malishta (Malinaqa) 42° 43′ 70″ të gjërsisë gjeografike veriore, në lindje te Murana (Gomile) 21° 54′ dhe në perëndim në kodrën Gjataman (Dygidell) 21° 36′ 02″ të gjatësisë gjeografike lindore (GJGJL).
Shtrirja gjeografike maksimale veri-jug e Dërmakut është 11.08 km,ndërsa perëndim lindje 8,50 km.
Sipërfaqja e fshatit 9.42 km ².
Gjatësia e përgjithshme e kufirit territorial të Shipashnicës së Epërme është 32,5 km,nga të cilat 28,5 km janë kufij tokësor, kurse 4 km janë kufij ujorë.
Gjatësia kufitare me fshatrat fqinje : me Kranidellin në verilindje 7 km, në juglindje me malet e Muqivercit 3,5 km,ne jug me Shipashnicën e Poshtme 7 km, në jugperëndim me arata e Çarakocit dhe Kolloleqit 6 km,në perëndim me arat e Hogoshtit 6 km dhe ne veri prej 3km me malet e Hogoshtit.
Kufijtë e sotëm territorial të fshatit janë vendosur ne vitin 1918,në tubimin e parive të Shipashnicës dhe Hogoshtit ,i cili është mbajtur në Shtegun e Madh (Përsllopi Madh).
Në vitin 1957 u ndërtua rruga e parë (Gjadja) ; Gjilan-Crep-Shipashnicë.
Lartësia mesatare mbidetare në teritorin e Shipashnicës është 650 m. 25 % e fshatit shtrihët deri në lartësinë 510 m mbi nivelin e detit, 35 % në lartësinë 510-625 m dhe mbi 625 m 40 % .
Pikat më të larta malore të fshatit : Murana (Gomile) 911 m , maja e Bahqeve (Bahqevinat) 900 m,maja e Sohishtës së Madhe 894 m,Balli i Çukës 841 m,Ballina (Ballavani)818 m,te Muri (te Zidinat) 650 m,te Vorret e Moqme 568 m,Rruga eGjatamane (Dygidelli ) në kufi me Kolloleqin 524 m,në qendër të fshatit ,te Xhamia 503 m.
Pika me e ulët në teritorin e fshatit është vendi te Lluka e Ramadanit ka pikën më të ulët 472 m.
Përbërja gjeologjike e terremit i takon orogjenezës së Rodopeve,që është sistemi me i vjetër malor në Gdishullin Ballkanik,formuar nga tkurrja e masës gjatë periudhës së PERMES.
Shkëmbinjët magmatik në Shipashnicë: graniti,sieniti,doriti,gabro,perioditi etj. Janë shkëmbinjë të cilët janë perdorur vetëm për ndërtimtari,përkundër rëndesisë së madhe që posedojnë.
Shkëmbinjët magmatik gjindën te Rrezja Abazit,te Izbegu,Sandalijat,Guri Musës,Gurët e Ballavanit,Guri Ngul,te Dollapet,Llazi Vogël,Guri Rexhës etj. Ana perëndimore e fshatit është e pasur me diorite kuarcore dhe gabro kuarcore. Shipashnica ka edhe shkëmbinjë sedimentarë dhe metamorfik,të përqëndruar ne viset fushore dhe ato malore.
Shipashnica ka këto lloje të tokave : toka e zezë, e murrme,e kuqe (bota),pastaj toka ngjyrë kafe,ato aluviale etj. Smonica-toka e zezë shtrihet nga ara e Sulave ne very e deri te Kungullari ne lindje dhe vazhdon përgjatë lumit në drejtim jugor,deri te ara e Njerinës,pastaj nga ana e djathtë e lumit duke filluar prej arave të Ukerës,arat e Ngushta ,vazhdon përgjat lumit deri te Humbellet (Jarugat).Kjo është toka më pjellore e fshatit.
Tokat e Kuqe (Terra Rossa) shtrihën duke filluar nga Sohishtja e Mixhës Rexhep ne very e deri tek Arat e Mujës në jug.Nga kjo tokë dikur banorët bënin qerepë,veksha,kalanica(lloj pjate) etj.
Tokat Aluviale të formuara nga depozitimet lumore shtrihën në dy anët e lumit duke filluar nga Llukës së Ismailit(Mulliri i Ismailit Sallkut) ne very e deri te Lluka e Ramadanit në jug. Viti më i thatë, me më pak të reshura 124 mm ,ishte viti 1937,ishte vit I krizes së madhe. Shiu me sasi më të madhe ka rënë më 14.08 1935,i cili ka qenë katastrofik për popullatën,duke shkatërruar 7 mullinjë,pastaj ura si dhe kopshte dhe mbjella të tëra. Sasia me madhe e bores ,duke perjashtuar dimrin e fundit, ishte ne vitin 1984 /85 me trashësi 1.20 m.
Gjatësia e lumit të Shipashnicës 5.234 km.
Përrenjët më të gjatë të fshatit :
Prroni i Rrezës së Madhe me gjatësi 950 m,buron prej Ballinës (Ballavanit) dhe derdhet te Hudrat në lumë. Prroni i Sohishtës së Kranidellit,2150 m,buron nga livadhet e Kranidellit,derdhet te Mulliri Jasharit në lumë Prroni i Shavarinës,2385 m,buron nga Maja e Muranës (Gomilës) ,derdhet te Krysylat n♪7 lumë. Prroni i Sohishtës së Madhe,2410 m,buron mbi Stanet e Himajve,derdhet te Bahqet e Xhelajve në lumë. Prroni i Sohishtës së Vogël,2092 m,buron nga maja e Sohishtës,derdhet te Livadhi I Xhelajve. Prroni i Njerinës,2498 m,buron nga Laku I Arës së Banucit,derdhet teLivadhi i Xhepajve. Pastaj Prroni vershues ,i cili buron nga Bahqevinat,kalon nëpër fshat e derdhet në lumë afër bahqës së Adilit.
Përrenjë të tjerë : Prr.Rovinës,Përsllopit,Ukerës etj. Në gryken e lumit dikur kanë punuar 14 mullinjë-uji.
Fshati kam bi 260 puse (bunarë ) Bunari i Xhamisë u hapë në vitin 1916 ,punën e të cilit e ka paguar një grua nga Breznica,i ka dhënë 12 lira.
Krojet e fshatit: Kroi i Mrizit të Poshtëm,Kroi i Livadhit të Durakut,Kroi i Metit,Kroi tek Udha e Ramës,Kroi i Livadhit të Durakut,Kroi i Malinaqës (te Hudrat),Kroi i Mrizit të Epërm,Kroi tek Udha e Mullirit,Kroi i Jasharit,Kroi te Vada e Mullirit të Abazit,Kroi te Dallapat,Kroi te Batllaku,Kroi te Poillat,Kroi te Bluda,Kroi te Bahqevinat,Kroi te Guri Rexhës,Kroi i Bareve,Kroi te Prroni i Njerinës,Kroi i Ballavanit,Te Korita në Gomile etj.
Dëshmorët e fshatit Shipashnicë,të cilët u flijuan për lirinë e atdheut:
Në vitin 1912 kanë rënë këta dëshmorë:
1.Hasan R.Dërmaku 1890-1912 2.Pajazit R.Dërmaku 1876-1912 3.Sinan R.Dërmaku 18851912 4.Veli R.Dërmaku 1874-1912
Në vitin 1915 ra ky dëshmor :
1.Bajram R. Dërmaku 1872-1915
Në vitin 1944 kanë rënë këta dëshmorë:
1.Bejtullah R.Dërmaku 1910-1944 2.Hasan J.Dërmaku 1895-1944 3.Hysen L.Dërmaku 1880-1944 4.Raif I.Dërmaku 1909-1944 5.Rrahmon I.Dërmaku 1890-1944 6.Rrustem I.Dërmaku 1910-1944
Në vitin 1945 kanë rënë këta dëshmorë:
1.Mulla Ramadan Xh.Dërmaku 1883-1945 2.Beqir H.Dërmaku 1879-1945 3.Isa S.Dërmaku 1906-1945 4.Ramadan S.Dërmaku 1926-1945 5.Muharrem I.Dërmaku 1910-1945 6.Saqip S.Dërmaku 1875-1945 7.Xhafer H.Dërmaku 1903-1945 8.Zylfi M.Dërmaku 1907-1945
Ndërsa më 24 dhjetor 2004 ra dëshmor Liridon Sejdi Dërmaku. Liridoni jo vetëm që ishte student i dalluar në Fakultetin e Farmacisë në Tetovë por edhe një atdhetar i devotshëm duke qenë anëtar I FBKSH(Fronti për Bashkim Kombëtar-Shqiptarë).






















Comments