top of page
123.jpg

Ndalesa e Trump për myslimanët, regjisori iranian nuk mund të marrë pjesë në 'Oscars'

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 28, 2017
  • 1 min read

Një regjisor filmi, i cili është nominuar për Oscar, nuk do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në ceremoninë e muajit shkurt, për shkak të ndalesës që e ka bërë Donald Trump për hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Filmbërësi iranian, Asghar Farhadi, që e ka realizuar filmin “The Salesman”, është nominuar në kategorinë për ‘Filmin e huaj më të mirë’ në Academy Awards – çmim të cilin e kishte fituar në vitin 2012.

Regjisori iranian, Asghar Farhadi, duke pozuar me Oscarin e fituar në vitin 2012

Themeluesi dhe kreu aktual i Këshillit kombëtar iraniano-amerikan, Trita Parsi, ka konfirmuar se regjisori nuk do të jetë në SHBA për evenimentin më të madh të filmit, për shkak të ndalesës së lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“E konfirmuar: Asghar Farhadi nga Irani nuk do të lejohet të hyjë në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë e Oscar. Ai është i nominuar për filmin e huaj më të mirë”, ka shkruar Parsi në Twitter.

Presidenti i ri amerikan të premten ka lëshuar një vendim të ri duke ua pamundësuar hyrjen

në Shtetet e Bashkuara qytetarëve të Iranit, Irakut, Sirisë, Jemenit, Sudanit, Libisë dhe Somalisë për 90 ditë. /Telegrafi/


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page