top of page
123.jpg

Ky zbulim mund të ndryshojë krejtësisht historinë e njerëzimit (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 30, 2017
  • 1 min read

Zbulimi i disa strukturave në Antarktidë me një ngjashmëri të tmerrshme me piramidat e Egjiptit, ka habitur shkencëtarët dhe nëse konfirmohet që bëhet fjalë për vepra të dorës së njeriut, mund të ndryshojnë krejtësisht historinë tonë.

Njëra prej strukturave është zbuluar thuajse krejtësisht dhe ka një ngjashmëri të madhe me piramidën e Gizës, pranë Kajros.

Shkencëtarët thonë se këto objekte ndodhen rreth 16 kilometra në pjesën tokësore të kontinentit të akullt. Një nga teoritë dominuese për historinë e Antarktidës është ajo që pohon se ky kontinent nuk ka qenë gjithmonë i ngrirë.

Besohet se rreth 100 milionë vite më parë, ai ka qenë i mbuluar nga pyjet, lumenj e liqene me temperatura të ngjashme me ato në Zelandën e Re.

Kjo tezë argumenton këtë pretendim me faktin se në akujt miliona-vjeçarë të Antarktidës janë gjetur gjurmë të 32 baktereve, që nuk i rezistojnë temperaturave ekstreme.

Nëse do të provohet që strukturat janë të ndërtuara nga dora e njeriut, historia e njerëzimit ndryshon thellësisht, duke pasur parasysh faktin që piramidat e Egjiptit janë ndërtuar rreth 4500 vite më parë dhe ende sot mbartin mistere të mëdha për studiuesit e tyre, sidomos për mënyrën e ndërtimit.

Veç kësaj, zbulimi ka ndezur edhe më shumë zërat në forumet dhe faqet ‘alienologe’, që flasin për ekzistencën e një qytetërimi më të avancuar në planetin tonë, para se të shfaqeshim ne.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page