top of page
123.jpg

Një arratisje spektakolare

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 30, 2017
  • 1 min read

Ende pa filluar të ecë mirë në këmbë ky fëmijë është kthyer në një problem për prindërit e tij, pasi edhe nëse i mbyllin derën e dhomës ai gjen një mënyrë të pabesueshme për të dalë. Leo Westlake, nga Falmouth i Britanisë, i cili është 21-muajsh, është filmuar teksa kapërcen një portë hekuri brenda 10 minutash. Derë të cilën e ëma e ka mbyllur për arsye sigurie, që ai të mos dalë e të lëndohet në dhomat e tjera të shtëpisë, transmeton Top Channel. Ideja e arratisjes, sipas të ëmës së tij, i ka ardhur nga një veprim që motra 7-vjeçare e Leos pati bërë disa kohë më parë dhe sapo sheh portën e mbyllur vërsulet drejt saj për ta kapërcyer.


Kommentarer


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page