top of page
123.jpg

Këto janë pesë gjërat që meshkujt i tërheqin më së shumti te femrat

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 1, 2017
  • 2 min read

Meshkujt kanë rënë dakord për pesë gjërat e mëposhtme që adhurojnë te femrat. Një femër që i ka të gjitha këto veti thjesht i rrëzon për toke.

u zbulojmë se çka është tërheqëse për meshkujt te femrat:

1. Vetëbesimi

Meshkujt duan një femër që ka vetëbesueshmëri të plotë, një femër që ndihet mirë në lëkurën e saj. Atyre me ego të madhe, meshkujt thjesht nuk u afrohen. Ata duan femra të vendosura, që e dinë se çka duan. Aq shumë kjo iu pëlqen sa që magjepsen prej tyre.

2. Femrat me sens humori

Femrat të cilat qeshin natyrshëm, e jo të detyruara, meshkujt thjesht i adhurojnë. Femrat që kanë një ndjenjë të shëndetshme dhe të moderuar të humorit janë treguar si më të dëshirueshme se ato që janë të zymta dhe të cilat nuk e dinë se çka është shakaja.

3. Pasioni

Femra e pasionuar është interesante për meshkujt. Megjithatë, pasioni që i tërheq ata nuk vlen vetëm në shtrat, por edhe atë që ajo me pasion i kryen punët, e cila ka hobi në të cilat është e dashuruar çmendurisht, ajo që thotë atë që mendon, që ka ide dhe i do njerëzit dhe shoqërimin.

4. Femrat që kanë mendimin e vet

Shumë femra e formojnë opinionin e tyre të bazuar në mendimet e të tjerëve, ndërsa femra që zgjedh një mashkull vetëm për shkak se ai është rekomanduar nga shoqet e saj, mashkullit një femër e tillë nuk i duhet e as që do të bjerë në dashuri me një femër të tillë.

Meshkujve u duhet një femër e cila do të vendosë vetë nëse ai është i denjë për të, dhe se ajo do të vendosë për gjërat në lidhje, pa marrë parasysh mendimet e të tjerëve.

5. Femrat që janë krenare për pamjen e tyre

Meshkujt i duan femrat që krenohen me pamjen e tyre, jo vetëm me gaderobë, por në qoftë se ato e mbajnë veten në çdo kuptim, nga higjiena deri te frizura. Meshkujt i vërejnë këto detaje mjaft shumë. /GazetaExpress/.


תגובות


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page