top of page
123.jpg

Pse femrat tërheqëse kanë më pak partnerë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 1, 2017
  • 1 min read

Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që janë tërheqëse janë të prirura për marrëdhënie të gjata, në krahasim me meshkujt tërheqës, të cilët janë më të prirur për më shumë për aventura sesa marrëdhënie të gjatë ku besnikëria vetëkuptohet.

Rezultatet treguan se gratë tërheqëse kanë më pak partnerë. Femrat tërheqëse kanë më shumë sukses në vendosjen e rregullave në një marrëdhënie dhe janë më dominuese se meshkujt, dhe kjo është një nga arsyet se pse mbeten në marrëdhënie afatgjata.

Nga ana tjetër, burrat, të cilët gratë i konsiderojnë të dëshirueshme, kanë partnere të shumta. Hulumtimet kanë treguar se gratë i zgjedhin partnerët e tyre po aq tërheqës sa ato, por edhe partnerë të cilët janë të ngjashëm në aspektin material dhe statusin social.

Edhe pse vazhdimisht në televizor shohim çifte në të cilat gratë tërheqëse janë martuar ose janë në lidhje me një partner i cili nuk është tërheqë, por i pasur, sipas këtij studimi, lidhje të tilla nuk janë të zakonshme në popullatën e përgjithshme./GazetaExpress/.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page