top of page
123.jpg

Si të jeni joshëse për Shën Valentin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 2, 2017
  • 1 min read

Për kënaqësinë tuaj apo për të kënaqur tjetrin? Joshja nis nga detajet më intime, me të brendshmet më të shtrenjta për të dashuruar partnerin tonë mbrëmjen e 14 shkurtit.

Por gjithashtu për tu ndjerë të bukura dhe të rëndësishme në momentin e festimit të festës së të dashuruarve. Grazia sjell një koleksion të propozuar nga markat më të mira, jo vetëm për të surprizuar partnerin por dhe për ti bërë një dhuratë vetes.

Fjala kyçe e trendit të këtij viti është: transparenca. Qoftë për veshje të buta, me efektin “nude”, apo me dantella nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të garantoni efektin “duket dhe s’duket”.

Edhe ngjyra lë hapësira të mjaftueshme për diskrecion: e zeza është gjithmonë dhe më popullore, por nuk mungon as dantella e kuqe, apo romanca e rozës me të bardhën, dhe grija me tone blu.

Dantella është më e domosdoshmja për recipetën, apo të mbathurat. Çfarëdolloj qoftë modeli i tyre, korse, braziliane tanga, nuk ka rëndësi. Për një natë mund të guxoni edhe në kombinimin e një rripit për të kompletuar efektin joshës. /Top Channel/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page