top of page
123.jpg

Nagavci i del kundër Shpend Ahmetit për publikimin e fotove të fëmijëve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 7, 2017
  • 2 min read

Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, e konsideron të papranueshëm veprimin e mësueses Lindita Ilazi-Fazliu “edhe nëse është bërë në dakordim me prindërit”. Kështu e kishte arsyetuar sot kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti mësuesen në fjalë për këtë rast. Ai tha se mësuesja kishte postuar fotografinë në grup privat dhe se ishte bërë në dakordim me prindërit

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas veprimit të një mësueseje të një shkolle të kryeqytetit, e cila ka publikuar në “Facebook” foto të nxënësve të saj, të cilët nuk e kishin mësuar vjershën. Gazeta Express ka raportuar për këtë rastin më 6 shkurt.

“Këta nx nuk e kanë mësuar vjershën. Shume keq. Perveq atyre qe kane qene me grip.”, kishte shkruar dje në profilin e saj në “Facebook” Lindita Ilazi-Fazliu, mësuese në shkollën fillore “Emin Duraku”.

Këtë postim ajo e kishte shoqëruar me një fotografi, ku shihen 10 nxënës të renditur te dërrasa e zezë e klasës.

Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë për kallxo.com se e konsideron të papranueshëm veprimin e mësueses edhe nëse është bërë në dakordim me prindërit.

“Të dhënat jozyrtare thonë se grupi në ‘Facebook’ ka qenë në dakordim me prindërit, por për mua çdo trajtim i tillë dhe poshtërim i fëmijëve, nxënësve është i papranueshëm”, tha Nagavci.

Ajo tha se ka njoftuar Inspektoratin e Arsimit dhe po pret raportet e zyrtarëve të saj për të marrë masa.

“Unë kam njoftuar Inspektoratin e Arsimit, sepse ligjërisht është kompetencë e Ministrisë së Arsimit. Megjithatë kam dërguar zyrtarë të DKA-së për vizitë në këtë shkollë dhe po pres raport deri në fund të ditës nga këta zyrtarë dhe nga drejtorit i shkollës. Në bazë të këtij raporti edhe do të merren masa”, tha Nagavci.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page