top of page
123.jpg

A e dini pse çdo tastierë ka ‘gunga’ të vogla në butonin ‘F’ dhe ‘J’?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 10, 2017
  • 1 min read

Çdo tastierë ‘QWERTY’ ka gunga të vogla në tastet “F” dhe “J. Kjo është arsyeja. Ka ta bëjë me komoditetin. Tastierat në makinat e hershme të shkrimit ishin të radhitura në mënyrë alfabetike.

Krijuesit menduan se kjo do ta bënte më të lehtë gjetjen e shkronjave në tastierë, transmeton Gazeta Express.

Por njerëzit e panë se kjo formë është joefikase. Njëri nga projektuesit origjinal, Christopher Latham Sholes, e riradhiti tastierën në radhitjen ‘QWERTY’ që e njohim sot.

Me një “.” aty ku do të shkonte R dhe me palët e shkronjave që përdoren më së shumti si “ST” – të vendosura larg njëra-tjetrës.

Gishtat e përdoruesit pushojnë në shkronjat “ASDF” dhe “JKL”. Kjo quhet “rreshti shtëpi”. Dhe gungat janë vendosur tek “F” dhe “J” për të treguar se ku është rreshti shtëpi dhe ku t’i vendosni gishtat tregues.

Ata që shkruajnë gjatë gjithë kohës me tastierë i përdorin këto gunga për të naviguar shpejtë në tastierë pa shikuar poshtë.


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page