top of page
123.jpg

'Manastiri i Deçanit ishte faltore e shqiptarëve' (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 10, 2017
  • 1 min read

Manastiri i Deçanit konsiderohet si objekt i trashëgimisë fetare serbe.

Mirëpo, një historian po pretendon se ka fakte që kjo faltore e shekullit XIV i ka takuar shqiptarëve.

Sipas Shkodran Imerajt, Kristobula e Manastirit është marrë nga aty bashkë me katër libra tjerë fetarë në vitin 1330, por askund nuk ekziston origjinali i këtij dokumenti.

Kjo, sipas Imerajt, do të thotë që ai është falsifikuar.

Ai thotë se edhe arkitekti i Manastirit, Fra Vito nga Kotorri, ishte shqiptar dhe kjo e dëshmon autenticitetin e këtij objekti.

Më së shumti, sipas Imerajt, e dëshmon një kërkesë e kryemonakut të manastirit, Serafim Ristiq, që shërbente gjatë viteve të ‘50-ta të shekullit XIX aty.

Në këtë dokument Ristiq ka kërkuar nga Cesa Jovanoviqi, Arqipeshkop i Beogradit, kthimin e kopjes së Krisobulës në bibliotekën e manastirit e një gjë e tillë nuk u bë kurrë.

Ndërkaq, në një libër të Ristiqit, sipas historianit që po e studion këtë çështje dëshmohet edhe më shumë se manastiri është i shqiptarëve pasi aty këndohet një lutje me fjalët “Manastir i lashtë, në trevën e Dardanisë qëndron qysh moti”. /Klan Kosova/


Commenti


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page