Parashikimi i motit për vikend na tregon se “dimri ende s’ka marrë fund”
- rilindjashqiptare
- Feb 10, 2017
- 1 min read

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të vikendit vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi 1-4m/s.
Comments