top of page
123.jpg

Puna më e mirë në botë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 10, 2017
  • 1 min read

Me siguri nuk e kishit menduar kurrë që dikush mund t’ju ofronte para për atë që bëni më me qejf në jetë, ngrënien e çokollatave.

Megjithatë kompania Mondalez International, prodhues i shumë produkteve të njohura si çokollatat Milka apo biskotat Oreo, ka tejkaluar edhe ëndrrat. Ajo ka shpallur kërkesën për shijues profesionistë të çokollatave dhe kakaos.

Puna është me kohë të pjesshme, vetëm dy ditë në javë, të martën dhe të enjten, gjithsej shtatë orë e gjysmë, shkruan Lapsi.al

Ajo që kërkohet nga shijuesit profesionistë është të japin një mendim objektiv për shijen e produkteve dhe të diskutojnë me një panel prej 12 vetash, në zyrat e kompanisë në Reading, Berkshire të Britanisë, për të arritur një përfundim.

Brenda një dite nga postimi i djeshëm, kompania ka marrë mbi 1,500 aplikime.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page