Fiton 1 milionë £ në moshën 17- vjeçare, bën padi: Më shkatërruan jetën
- rilindjashqiptare
- Feb 12, 2017
- 1 min read

Ishte vetëm 17 vjeçe kur bleu një biletë lotarie dhe rezultoi fituese. Por tashmë që është 21 vjeç , Jane Park nuk ndihet aspak e kënaqur nga pasuria që fitoi katër vite më parë , duke paditur lotarinë se i “shkatërroi jetën”.
Në vitin 2013 ,ishte britanikja më e re , e cila fitoi 1 milion sterlina në lotarinë Euromillions , dhe eksperienca e saj , e bën që të kërkojë qe të ndalohet me ligj që të miturit të blejnë bileta lotarie.
Motivi kryesor sipas saj është stresi i akumuluar pas fitores dhe lodhja që ajo t’i gjejë një kuptim jetës.
Ajo ribëri gjinjtë, mori një qen chihuahua , bleu dy shtëpi , por gjithë këto nuk e bënë të lumtur.
“Njerëzit më shohin dhe mendojnë, se duan të kenë një jetë si e imja dhe duan paratë e mia. Por nuk e kuptojnë stresin tim. Kam gjëra materiale, por përveç kësaj jeta ime është bosh. Kush është qëllimi im në jetë?”, thotë ajo.
Në momentin e fitores, Jane punonte me 8 paund në orë dhe jetonte me nënën e saj në një apartament të vogël.
Kur fitoi lotarinë , kompania i propozoi një këshilltar për të administruar paratë , por e reja nuk ndihet e kënaqur .
“Kam lexuar se fitues të tjerë të lotarisë kanë kaluar këto gjëra si unë. Konsulenti më fliste për investime, por unë nuk e kisha idenë çfarë ishte, nuk ndihesha mirë”, tregon ajo.


Comments