top of page
123.jpg

Njihuni me burrin që ha gozhda sikur të ishin patatina (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 13, 2017
  • 1 min read

Një video e pazakontë e filmuar me një kamerë amatore është shfaqur në internet, e cila ka nxitur debate mes përdoruesve të rrjeteve sociale.

Edhe pse në shikim të parë mund të duket e pabesueshme dhe mund t’iu ngjajë me disa filma, ku përmes efekteve speciale e bën njeriun të duket se po ha gozhda, por në fakt bëhet fjalë për një burrë nga Indonezia i cili vërtetë ha gozhda, transmeton Telegrafi.

Në video shfaqet një burrë i ulur në një fushë të gjelbëruar ku pranë vetes mban një çantë të mbushur me gozhda, të cilat fillon t’i gëlltit thuajse janë patatina.

Është interesant fakti se ai për asnjë moment nuk dukej se po e lëndonin në fyt, pasi me apetit i ha dhe dukej se po i shijonte në maksimum.

Shumë njerëz në rrjete sociale besonin së bëhej fjalë për ndonjë mashtrim, derisa kishte edhe prej atyre që e konfirmonin rastin, duke thënë se nuk është i vetmi që e bën një gjë të tillë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page