Ndryshim i befasishëm i motit në ditët në vazhdim!
- rilindjashqiptare
- Feb 16, 2017
- 1 min read

-Dita e premte do te karakterizohet me mot kryesisht me diell , kurse gjate natës dhe vikendit do te ketë zhvillim te vranësirave te cilat do te shoqërohen me reshje shiu , kurse ne viset malore reshjet e shiut do te jene te përziera me bore.
Temperaturat nesër do te jene te ngjashme me ditën e sotme, deri sa gjate vikendit reshjet e shiut do te ndikojnë edhe ne uljen e përkohshme te temperaturave maksimale për 3-5 gradë Celsius. Do te fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 6m/s.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur për GazetaBlic se ” Në javën e ardhshme do te ketë serish masa te ngrohta te ajrit te cilat do të ndikojnë në rritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale”.
Parashihet që maksimalet e ditës te lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do te fryje erë nga jugu dhe juglindja e lehte deri mesatare.
Muaji mars sipas parashikimeve do te jete me reshje te mjaftueshme. Ku këto reshje neper viset malore do te shndërrohen ne bore por edhe ne vise e ulëta ka mundësi qe te ketë fjolla bore, jo për te krijuar ndoshta shtresa te qëndrueshme me bore, por reshje kalimtare.
Sipas statistikave që ka Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës reshje bore ka pasur edhe ne fillim te prillit por ato kanë qenë te paqëndrueshme ,por te rrezikshme për kulturat pemetare, pasi qe mund te krijojnë ngrica te dobëta dhe mund ndikojnë negativisht në boten bimore ( bimët e larta).
Comentarios