top of page
123.jpg

A dëmtohet bateria e iPhone, nëse e lini tërë natën në rrymë?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 17, 2017
  • 1 min read

Ndoshta keni dëgjuar se lënia e iPhone-it në rrymë gjatë tërë natës duke u mbushur është e dëmshme për baterinë e tij. Por, kjo duket të mos jetë e vërtetë.

Sipas një ueb-faqe të Cadex, thuhej se të lësh celularin në rrymë edhe kur është i mbushur 100%, e mban baterinë në stres dhe në një gjendje të tensionit të lartë, duke e dëmtuar atë.

Por, autori i teknologjisë Jesse Hollington thotë se të lësh iPhone-in për t'u mbushur gjatë tërë natës nuk dëmtohet bateria e tij.

“Të mbushësh celularin me energji edhe nga 90% nuk do ta dëmtojë baterinë e tij. Nuk mund ta mbi-mbushësh një pajisje elektronike, jo vetëm iPhone. Çdo pajisje që ka bateri prej litiumi e ndalon vetë mbushjen kur bateria mbushet 100%”, tha ai.

Në thelb, bateria e një celulari të mençur është po aq e mençur se edhe vetë celulari. Apple, Samsung dhe kompanitë e tjera të njohura të teknologjisë, përdorin bateri të tilla.


Commenti


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page