top of page
123.jpg

Pse nuk mund të qeshni në fotot për pasaportë?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 19, 2017
  • 1 min read

Të gjithëve na ka ndodhur që kur e kemi treguar kartën tonë të identitetit, apo pasaportën para miqve ta fshehim fotografinë tonë. Ose edhe miqtë e kanë tentuar diçka të tillë. Disa dalin seriozë, të zemëruar, por edhe të habitur nga blici i kamerës.

Fotografia e një objekti kaq të rëndësishëm mund të jetë dhe objekt shakaje ndonjëherë. Përse nuk mund të qeshësh në fotot për pasaportë?

Sipas faqes së internetit të Regjistrit Kombëtar të Identifikimit dhe Gjendjes Civile (RENIEC) thuhet se: në kuadër të kërkesave për fotografitë ID ju duhet të dini:

"Një pasaportë duhet të ketë foto aktuale, madhësi të përcaktuar, sfond të bardhë, përballë, pa buzëqeshje, veshët të zbuluar, vetullngrysur, pa syze, pa modifikime, pa rroba përveç kreut fetar."

Pra... siç mund ta lexoni, në mënyrë të qartë ai përmend dhe "vetullngrysur" dhe jo duke buzëqeshur por pse?

Kjo është për shkak se buzëqeshjet në këto fotografi mund të komplikojnë problemin me njohjen e fytyrës në sistem. Në një raport në faqen e internetit të lamula.pe, Eduardo Thill, këshilltar në teknologjinë e aplikuar në menaxhimin publik dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Informacionit të Ministrisë së Brendshme të Argjentinës, tha se kjo mund të evitojë problemin në të ardhmen, ndaj fotot duhen pa buzëqeshje dhe shprehi të tjera në fytyrë, sepse kjo mund të bëhet problem për identifikimin më vonë.

"Nëse realizimi i fotove do të jetë vetullngrysur dhe duke buzëqeshur, kjo do të gjenerojë një shkallë minimale të përputhshmërisë, dhe ajo do të pengojë njohjen e fytyrës", ka thënë ai.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page