top of page
123.jpg

Dokumentet e CIA-s mbi piramidat dhe civilizimin e zhdukur në Mars

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 20, 2017
  • 2 min read

Në janar, Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, CIA, publikoi më shumë se 12 milionë faqe dokumentesh të deklasifikuara.

Në mesin e dokumenteve të lëshuara, të cilat hedhin dritë mbi veprimtarinë e agjencisë gjatë grushtit të shtetit të vitit 1973 në Kili, mbi Luftën në Vietnam dhe Luftën e Ftohtë, një gjuetar ufo-sh dhe themeluesi kanalit “Secure Team 10” në Youtube pretendon se ka zbuluar një dokument që përshkruan një eksperiment paranormal të kryer nga CIA.

Dokumenti i titulluar “Hetimi i Marsit”, me datë 22 maj 1984, përmban transkriptin e një eksperimenti të kryer nga një agjent i CIA-s së bashku me një person me aftësi paranormale.

Agjenti i ngarkuar për zbatimin e eksperimentit shkroi datën dhe vendin në një letër, të cilën e mbylli në një zarf. Zarfi iu dorëzua personit me aftësi paranormale, i cili ishte paralajmëruar se eksperimenti lidhej me koordinatat gjeografike, por nuk i’u dhanë më shumë detaje.

Në shënimin e agjentit të CIA-s ishte shkruar: “1. Planeti Mars. 2. Rreth një milion vjet para Krishtit”. Më pas agjenti i raportoi disa koordinata personit me të cilin po kryente eksperimentin (40.89 gradë gjerësi veriore dhe 9.55 gjatësi perëndimore) dhe i kërkoi që të përqendrohej në këto të dhëna.

“Kam vizionin e zhdrejtë të një piramide ose një formë piramidale … Është shumë e lartë, duket se është e vendosur në një territor të madh dhe të shkretë. Është ngjyrë të verdhë”, filloi të tregojë personi me aftësi paranormale atë që shihte. Kur u pyet në lidhje me sipërfaqen e planetit, personi tha se kishte parë “re të errëta që mund të tregonin një problem gjeologjik”.

“Shoh struktura shumë të mëdha megalitike… imazhe të errëta të njerëzve, shumë të gjatë dhe të hollë … sikur të kishin qenë atje, por nuk janë më… nuk jetojnë më aty.”

Koordinatat e dhëna nga agjenti i korrespondojnë rajonit marsianë të Cydonia Mensae ku ufologët, sipas “The Mirror”, shpesh zbulojnë “forma piramidale artificiale”, edhe pse tani e bëjnë me ndihmën e imazheve satelitore në vend që t’u drejtohen specialistëve të fenomeneve paranormale.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page