top of page
123.jpg

Shitet telefoni që vrau miliona njerëz

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 20, 2017
  • 1 min read

Telefoni që i përkiste Adolf Hitlerit u shit në ankand për çmimin 243 mijë dollarë, nga një person anonim, shkruan USA Today. Telefoni Siemens, që kishte emrin e Hitlerit është “arma më shkatërruese e të gjitha kohërave, e cila çoi miliona njerëz drejt vdekjes”, sipas një katalogu përshkrimi nga Alexander Historical Auctions në Merilend. Objekti iu dha si dhuratë oficerit britanik Sir Ralph Rayner, i cili ia la të birit Ranulf Rayner pas vdekjes, sipas një deklarate të katalogut të shtëpisë së ankandit. Më 5 maj 1945 një ditë pas dorëzimit të gjermanëve, Rayner u urdhërua nga marshalli i betejës, Bernard Montgomery të kontaktonte me rusët në Berlin. Ata i ofruan oficerit një telefon që i përkiste Eva Braun, të dashurës së Hitelrit, por ai bëri shaka duke thënë se e donte të kuq. “Rusët i dhanë atij një telefon të kuq”, vijon përshkrimi në katalog, duke thënë se ai telefon ishte ky në ankand. Rayner tha për CNN se babai i tij solli këtë telefon dhe një figurinë qeni, që ishte bërë nga punëtorët skllav të kampit të përqëndrimit të Dachau, në shtëpinë e tyre në Devon, në Anglinë Perëndimore, transmeton Top Channel. “Babi im nuk e pa si një relike të ditëve të lavdishme të Hitlerit, por një mbetje e disfatës së tij, një farë trofeje lufte. Ai nuk e mendoi kurrë se do të bëhej një artifakt i rëndësishëm”, ka thënë ai. Figurina e qenit u shit për 24.300 dollarë. Ryaner tha se shpreson që objektet të blihen nga një muze. “Nuk do të doja të fshiheshin prapë. Do të doja që t’i kujtojnë botës horrorin e luftës”, tha ai.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page