top of page
123.jpg

Veҫoritë e njerëzve me sy kafe, misteret e ngjyrës së Tokës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 21, 2017
  • 2 min read

Thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit. Shiko me kujdes sytë e personit që ke afër dhe përpiqu të shikosh në thellësi të syve të tij për të kuptuar nga ҫ’emocione dhe ndjenja përshkruhet në këto momnete.

Sytë e njeriut mund të jenë të ngrohtë dhe me dritë, apo të ftohtë dhe të përhumbur, ndaj ne nuk mund ta kuptojmë gjithmonë se ҫfarë ka brenda tyre. Ҫdo njeri që ka sy të ndritshëm është i bekuar, ashtu si disa njerëz që kanë ngjyrë të rrallë në sy, përmes së cilës fshehin mjaft tipare të karakterit.

Ngjyrat e ndryshme të syve kanë tërhequr gjithmonë njerëzimin, madje edhe shkencën për të zbuluar kohë pas kohe se pas saj (ngjyrës) fshihen cilësi të pafundme personaliteti. Por ҫfarë mund të tregojë më shumë për jetën e një personi ngjyra e syve?

Për pjesën më të madhe të njerëzve në botë, që kanë ngjyrë kafe të syve, tani kërkohet pak vëmendje.

Kur themi kafe, të gjithë kemi parasysh atë dritën midis kafes së ëmbël dhe kafes jo shumë të errët. Njerëzit me sy ngjyrë kafe janë tërheqës dhe të sigurt. Është një ngjyrë e fortë dhe e ҫmuar edhe për shkak se është ngjyra e Tokës. Si e tillë, karakterizohet nga thjeshtësia, kreativiteti dhe pozitivizmi. Janë cilësi që do t’i gjeni gjithmonë tek njerëzit me sy kafë. Janë të pavarur, të sjellshëm, të kujdesshëm dhe kanë shumë dëshirë të kenë miq të rinj. Janë gjithmonë në përpjekje për të zbuluar gjëra të reja në jetë. Por janë edhe praktikë, kur është fjala për kujdesin ndaj njerëzve. Janë të përgjegjshëm, krenarë e kokëfortë për gjërat që duan. Kanë tendencë ta tregojnë dashurinë për njerëzit që kanë rreth vetes. Janë zakonisht njerëz të lumtur dhe e konsiderojnë veten me fat, sepse e ndjejnë veten pranë natyrës, shijojnë gjithҫka të krijuar nga ajo. Edhe pse kanë një vetëbesim të theksuar dhe janë të vendosur, ndonjëherë mund ta shohin të vështirë të kuptohen nga njerëzit. Nuk e përshfaqin plotësisht veten, sepse u mungon besimi i plotë tek të tjerët. Dashurojnë shumë dhe janë besnikë të palëkundur. Nëse doni të keni një marrëdhënie të sigurt dhe të gjatë, kaloni nga rruga e atyre që kanë sy kafe. /Gazeta Monitora


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page