iPhone 8 vjen me kamera revolucionare 3D, shtanget Samsung
- rilindjashqiptare
- Feb 23, 2017
- 1 min read

"Apple" pritet ta prezantojë iPhone 8 në vjeshtë, kur do shënohet dhe 10 vjetori i iPhone. Sipas TechSot, iPhone8 pritet të ketë kamerë "revolucionare" me module infrared, që shndërrohen në tredimensionale.
Risia mund të përdoret për njohjen e përdoruesve, për të bëre selfie 3D, por edhe për videolojëra.
Duke u bazuar në zërat që qarkullojnë online, sistemi i ri i iPhone, u mundëson kërkuesve, zëvendësimin e shënjave dixhitale, me njohjen faciale, ose me njohjen e irisit të syrit.
Apple është teknologjikisht, shumë përpara rivalëve, për të cilët sensorët 3D të avancuar nga fotokamera, mund të jenë një ekskluzivitet i smartphone të mollës së kafshuar për të paktën 5 vjet.
コメント