top of page
123.jpg

Mos bëni plane për këtë vikend, pa e shikuar parashikimin e motit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 24, 2017
  • 1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në fundjavë do të ketë reshje shiu dhe në disa vende edhe borë.

Ja njoftimi i IHMK-së:

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm , i përcjellur me vranësira të dendura.

Vranësirat gjatë natës dhe nesër do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë, deri sa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

Po ashtu reshjet e shiut mund të jenë të përziera me balt por që nuk janë fenomene të pazakonta , reshje me pluhur ka pasur dhe viteve tjera, hera e fundit me reshje te kesaj natyre ishin vitin e kaluar. Pluhuri saharian nga Sahara ka perfshirë Spanjen, një pjesë të Italisë dhe neser apo gjate natës pritet të arrijë në Shqiperi dhe në vendin tonë me intensitet të dobët .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page