top of page
123.jpg

UP'ja realizon dorën e parë robotike (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 24, 2017
  • 1 min read

Profesori Arbnor Pajaziti dhe studentët e Mekatronikës në Universitetin e Prishtinës (UP), po tentojnë ta krijojnë një dorë robotike.

Ai ka treguar për RTV Dukagjini për mënyrën se si funksionon inovacioni, duke sqaruar se ata brenda pajisjes e kane integruar një sensor IMG, i cili ndodhet në muskujt e dorës, ku në bazë të çlirimit dhe shtrëngimit të dorës dërgohen sinjale në kontrollerin e dorës – si mënyrë për t’i aktivuzuar robotët.

“Dora do t’i vendoset një fëmiu nga Peja, i cili e ka humbur dorën e djathtë. Në bazë të masave që i kemi marrë, jemi angazhuar që ta punojnë një dorë që do të jetë funksionale për disa veprime bazike në jetën e përditshme.

Në këtë projekt na ka përkrahur ministria e Arsimit, që ka dhuruar shumën më të madhe për blerjen e pajisjeve, derisa pjesën tjetër e kemi kryer bashkë me studentët”, ka shtuar Pajaziti.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page