top of page
123.jpg

Më shumë se 250,000 të punësuar në Britani mund të zëvendësohen nga robotë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 25, 2017
  • 1 min read

Rreth 250,000 vende pune të zëna nga puntorët e sektorit publik mund të zëvendësohen nga robotë në 15 vitet e ardhshme, duke qenë se inteligjenca artificiale ka përparuar me hapa galopantë, sipas një studimi të fundit.

Studimi, i kryer nga një grup shkencëtarësh Britanikë të shoqatës “Reform”, zbulon se në Britani, rreth 250,000 të punësuar nga shteti, përfshi edhe ata me punë në zyra qeveritare, shëndetësi apo transport, mund të zëvendësohen deri në vitin 2030, duke i shpëtuar taksapaguesit nga taksa që shkojnë deri në 4 miliard paund në vit.

U zbulua se robotët dhe inteligjenca artificiale, eventualisht do t’ia kalojë njeriut duke i marrë punën në sektorin publik dhe duke u bërë më efikase në aspektin e mbledhjes së të dhënave dhe punëve administrative, por gjithashtu edhe në punët në shëndetësi, si për shembull në përcaktimin e diagnozave të lehta për pacientët dhe në procedurat kirurgjike.

Njoftimi është njëfarë përpjekje për të inkurajuar qeverinë të përqafojë një model ekonomik ende më fleksibël, ku punëtorët marrin role të ndryshme për të dhënë furnizim aq sa duhet dhe atëherë kur duhet.

Në një konferencë për shtyp, “Reform” tha se studimi shpalos faktin se “këto shërbime publike mund të kthehen në shpikjen e madhe të ardhshme, duke përdorur një ekonomi të përshtatshme për të punësuar doktorë dhe mësues të përkohshëm.”/Opinon/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page