Del zyrtarisht Nokia 3310 i ri, telefoni i adhuruar nga të gjithë (Foto)
- rilindjashqiptare
- Feb 26, 2017
- 1 min read

Është prezantuar zyrtarisht pajisja e re Nokia 3310.
Telefoni ikonik është kthyer në version të ri nga gjiganti finlandez.
Prezantimi u bë në konferencën në Barcelonë, ndërsa kompania nuk dha shumë detaje për të, përpos atyre që e kanë veçuar gjithmonë.
Pajisja e re ka ekran 2.4-inç dhe peshon 79.6 gramë. Ka hapësirë për dy micro-SIM.
Nokia 3310 do të mbajë bateri për 22 orë nëse jeni duke biseduar dhe për 1 muaj të plotë pa biseda.
Telefoni ikonik ka edhe video-lojën e njohur “Snake”.
Kjo pajisje do të kushtojë 50 euro.






Commenti