top of page
123.jpg

Katërnjaket që nuk pushonin së qeshuri, sot shkojnë në gjimnaz (FOTO/VIDEO)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 1, 2017
  • 1 min read

E kush nuk e adhuron fëmijën që qesh. Madje sa më shumë të jenë aq më mirë . Një video e vitit 2000 në të cilën shfaqej nëna me katërnjaket e saj që nuk pushonin së qeshuri u bë fituese në emisionin “America’s Funniest Home Videos”.

Vogëlushet Grace, Emily, Mary Claire dhe Anna ishin gjashtë vjeç kur videoja filloi të shpërndahej dhe të pëlqehej nga të gjithë. Që prej asaj kohe familja Mathias ishte shpesh e pranishme në emisione të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe “The Oprah Winfrey Show” në vitin 2008. Sot, katërnjaket janë 16 vjeç. “Njerëzit ende kënaqen kur e shikojnë atë video”, thotë Allison, nëna e vajzave.

“Mendoj se është një nga videot që kur e shikon nuk mund të rrish pa qeshur”, shton babai Steve. Vajzat mund të jenë identike, por me kalimin e viteve secila ka marrë drejtim tjetër duke pasur interesa të ndryshme. “Jemi sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme. Na interesojnë gjëra të ndryshme”, thotë Grace duke shtuar “Mary Claire dhe Emily janë të dhëna pas artit dixhital dhe kompjuterave, Anna pas muzikës dhe unë pas fotografisë”. Kur ishin të vogla e ëma i vishte njësoj. Por që nga momenti që ato filluan të visheshin vetë krijuan secila stilin personal.


Yorumlar


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page