top of page
123.jpg

Samsung Galaxy S7 edge shpallet telefoni më i mirë i 2016-ës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 28, 2017
  • 1 min read

Shoqata GSM, një shoqatë e cila përfaqëson interesat e operatorëve te telefonisë mobile në mbarë botën, në ndarjen vjetore të çmimit “Global Mobile Awards” në MWC 2017, ka emëruar Samsung Galaxy S7 edge si “Smartfoni më i Mirë i vitit 2016” në kategorinë e “Celularët dhe pajisjet më të Mira”.

Samsung Galaxy S7 edge ishte (dhe ende është) pajisje e mrekullueshme, dhe është bërë edhe më e mirë me përditësimin e tij në Android Nougat, transmeton Koha.net.

Në të vërtetë, ky model e mbajti veten duke pasur parasysh problemeve që pati Galaxy Note 7.

Kur përdoruesit e Note 7 u detyruan që të kthejnë smartfonat e tyre për shkak të defektit me baterinë, shumica kanë menduar që t’i ndërrojnë me Samsung Galaxy S7 edge. Në fund të fundit, Note 7 kishte ekran mjaftueshëm të madh dhe kombinimin e njëjtë të procesorit me RAM memorien. E vetmja gjë që i mungonte ishte lapsi S-Pen, ekran më i madh dhe skanerin Iris.

“Jemi të nderuar që njihemi për zejtarin tonë në dizajn dhe inovacion me Galaxy S7 edge. Ky çmim është një testament për ndjekjen tonë të vazhdueshme të përsosmërisë dhe ne vazhdojmë të tejkalojmë pritjet e konsumatorëve tona përmes teknologjisë revolucionare të celularëve”, ka thënë Juhno Park, kreu i Global Product Strategy në Samsung Electronics.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page