top of page
123.jpg

Kujdes! Nesër në Kosovë rikthehet i ftohti

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 1, 2017
  • 1 min read

Që nga nesër në vend parashihet të rikethehen temperaturat e ulëta. Gjatë ditës së enjtë në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë, vende-vende me ngrica, e gjatë ditës mot me vransira dhe intervale më të gjata me diell.

Nga dita e premte dhe në fundjavë masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi rajon, ku do të sjellin mot të butë me diell dhe vransira.

Temperaturat e ajrit do të mbesin mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me

minimale që do të sillen nga -1C deri në +4C, e ato maksimale nga 12C deri në 16C.

Do të fryejë erë drejtimesh të ndryshme, mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, e në fundjavë nga juglindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike deri nesër do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page