top of page
123.jpg

Inaugurohet 'Toptani Shopping Center', qendra tregtare më e madhe në zemër të Tiranës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 2, 2017
  • 2 min read

Në një ceremoni madhështore ka ngritur zyrtarisht siparin, qendra tregtare më e re dhe e madhe ne zemër të Tiranës, Toptani Shopping Center.

Qendra Toptani, një investim prej 60 milion Euro i kompanise Gener 2 njeherazi dhe një nga sipërmarrjet më të mëdha ne vend me mbi 1,000 të punësuar është e organizuar në 8 kate retail, 81 marka ndërkombëtare dhe hapësira argëtimi, bare dhe restorante, 4 kate parkim nëntokësor me 600 poste parkimi, të gjitha të shtrira në një sipërfaqe 61,000 m2.

Ndërtesa është e dallueshme për nga cilësia dhe origjinaliteti i projektit arkitektonik, i konceptuar nga arkitekti hollandez Winy Maas. Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë, kryeministri i vendit Z. Edi Rama, akademiku I njohur Dr. Rexhep Qosja si edhe figura të njohura të politikës, diplomacisë, biznesit, artit, kulturës dhe showbiz-it.

Fjalën e hapjes e mbajti Presidenti i Kompanise Gener 2, Dr. Ahmet Ulaj ndërsa i ftuari i nderit i ceremonisë ishte një nga emrat më të njohur të botës akademike, Dr. Rexhep Qosja.

Qendra Tregtare Toptani do të menaxhohet nga kompania Gener 2, njëkohesisht edhe investitore e projektit.

RRETH GENER 2

Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi qe operon prej dy dekadash ne tregun vendas dhe rajon. Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidencialë, komercialë dhe industrialë si edhe zhvillimi I projekteve infrastrukturore dhe ndërtimi rrugësh.

Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme, menaxhim pronash, energji dhe telekomunikacion. Aktualisht, kompania është e angazhuar në zhvillimin e nje sërë projektesh madhore në të gjithë vendin në përmbushje të objektivave kryesore të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të infrastrukturës lokale.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page