top of page
123.jpg

Ngjyra e syve tregon se çfarë karakteri keni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 4, 2017
  • 2 min read

Sytë janë pasqyra e shpirtit dhe shpirti është drejtues i jetës tuaj”. Të paktën kjo është ajo që shumë psikologë e pohojnë vazhdimisht. Ka informacione të ndryshme që flasin për personalitetin dhe karakteristikat tuaja bazuar në shkrimin tuaj të dorës, datën e lindjes apo shenjën zodiakale. Por sot do të analizojmë ngjyrën tuaj të syve.

Sytë blu në fakt kanë ngjyrën e syve të dytë më të zakonshme, por ata e konsiderojnë veten krijesa mistike të botës njerëzore duke qenë se Zoti iu ka dhënë fuqinë speciale të bukurisë.

Por vetëm sepse sytë tuaj duken si një pellg i qetë blu ku shpirti i secilit mund të gjejë qetësi, nuk do të thotë se jeni të preferuar nga të gjithë.

Jeshilë

A jeni një mace apo sirenë, kjo nuk ka rëndësi. Gjithçka mendohet për sytë jeshilë është se janë të veçantë. Sytë jeshilë janë ngjyra më e rrallë e syve në botë pasi e zotëron vetëm 2% e popullsisë. Këta persona janë enigmatikë. Janë tipi i personave me të cilët nëse gjendeni në shtrat me ta, nuk do të doni të dilni më jashtë për disa ditë. Sytë e tyre janë një kopësht botanik. Hidhni një shikim “shëtitës” në sytë e tyre dhe do të shihni që do të humbni në to dhe do të dilni që aty të ndryshuar përgjithmonë.

Kafe

Sytë kafe janë ngjyra më e zakonshme e syve. 55% e personave në botë kanë sy ngjyrë kafe, por kjo nuk do të thotë që ju nuk jeni të veçantë. Thjesht nuk jeni shumë special. Por kjo ka benefitet e veta sepse keni më pak mundësi të bini viktimë e lojërave të fatit apo pijes. Gjithashtu dini të visheni vërtet mirë.

Sytë e shkruar

Do të jeni me fat nëse keni sy të shkruar. Ju mund të përshtateni si një kameleon duke qenë se zotëroni dy ngjyra njëherësh të kombinuara aq bukur. Jeni të fortë dhe të heshtur.

Sytë ngjyrë kafe e errët ose e zezë

Sytë kafe e errët apo pus të zinj, mund të fshehin sekrete. Këta njerëz janë më të besueshëm se kushdo që mund të keni takuar ndonjëherë. Sipas intv.al, këshillat e tyre vijnë nga përvoja dhe nuk kanë kohë për dramë. Këta persona kanë aftësinë për të qëndruar në terrenin e tyre me armët e tyre në çdo kohë të vështirë.

Sytë e ndriçuar (që shkëlqejnë)

Personat me sy të ndriçuar (blu, jeshilë, kafe apo gri) janë shumë të ndjeshëm ndaj diellit. Kjo veti magjike iu jep atyre një ndjeshmëri ndaj personave të tjerë dhe për dhimbjen e tyre emocionale. Këta persona kanë një sy të mprehtë për të kuptuar trishtimin tek të tjerët si dhe janë dëgjues shumë të mirë.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page