top of page
123.jpg

Pse universitetet duhet ta ndalojnë përdorimin e PowerPoint?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 6, 2017
  • 1 min read

A mendoni se duke shikuar qindra sllajde të PowerPoint, që i lexon profesori iu bëjnë më të mençur?

Kjo është pyetja e Paul Ralph, profesor i shkencave kompjuterike në Universiitetin më të madh të Zelandës së Re.

Në një artikull të nxjerrë nga “The Converstation” thuhet se universitetet duhet ndaluar shpjegimin e profesorëve me anë të Powerpointit sepse po i bënë ata të duken të mërzitshëm dhe studentët e paditur, transmeton Express.

Nga kjo, sipas profesorit, në universitete po zgjedhin të matin suksesin e asaj se sa janë të kënaqur studentët në mënyrën e mësimit, në vend se sa të matin sa shumë mësojnë studentët e tyre.

Çfarë nuk shkon me Powerpoint?

Ralph ka thënë se duke iu shfaqur disa fjali në disa sllajde, studentët e shohin të paarsyeshme të lexojnë libra, të ndjekin ligjërata, të marrin shënime apo të kryejnë detyra.

E metë e madhe e përdorimit të PowerPointin në universitete është ngushtimi i hapësirës për t’i lënë studentët të mendojnë më gjerësisht rreth gjërave që mësohen, pasi që, është e pamundur që me anë të një sllajdi të shpjegohen detajisht . Duke u shpjeguar me anë të PowerPointit, studentët e shohin të gjithë lëndën . /Express/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page