Shkencëtarët thonë që orizin po e gatuajmë në mënyrë të gabuar duke e rrezikuar shëndetin
- rilindjashqiptare
- Mar 7, 2017
- 1 min read

Miliona njerëz në mbarë botën po e kërcënojnë shëndetin e tyre duke e gatuar orizin në mënyrë të gabuar, paralajmërojnë shkencëtarët.
Siç theksojnë ata, përmes mënyrës së gabuar të përgatitjes së orizit rrezikojmë paraqitjen e problemeve shëndetësore si sëmundjet e zemrës, diabeti apo edhe kanceri.
Për shkak të toksinave industriale dhe pesticideve në tokë në oriz ndodhen sasi të larta të arsenikut, transmeton Koha.net. Dhe mënyra më e mirë për t’i eliminuar të gjitha gjurmët e arsenikut nga orizi është një metodë e veçantë e gatimit.
Ekspertët thonë se më së miri është ta gatuajmë orizin kështu:
- lëreni orizin të qëndrojë në ujë gjatë natës
- shpëlajeni atë derisa uji të bëhet i pastër
- kullojeni mirë orizin
- orizin vendoseni në tenxhere në të cilën ka pesë herë më shumë ujë
- lëreni të vlojë dhe zvogëlojeni temperaturën dhe lëreni orizin 15 minuta që të zihet ngadalë
- orizin përziejeni me pirun.
Nëse e lini orizin të qëndrojë gjatë natës, do ta zvogëloni për madje 80 për qind sasinë e përbërësve të dëmshëm në të, theksojnë studiuesit.
コメント