top of page
123.jpg

Të gjithë e festoni, por a e dini historinë e trishtë të 8 Marsit ?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 8, 2017
  • 2 min read

Dita e gruas, ose më mirë Dita Ndërkombëtare e Grave, festohet më 8 mars të çdo viti. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme në të cilën kujtohen arritjet e kushteve sociale, politike dhe ekonomike të grave në botë, por edhe dhuna dhe abuzimi që shumë gra janë ende duke vuajtur.

Origjina e festës së 8 marsit daton në vitin 1908, raporton noa.al (edhe pse shumë datojnë vitin 1911) dhe është e lidhur me një ngjarje tragjike. Një grup punëtoresh në një fabrikë tekstili në Nju Jork bënë grevë kundër kushteve ekstreme të punës. Më 8 mars, fabrika u mbyll dhe punëtorët mbetën të bllokuar brenda. Papritmas shpërtheu një zjarr, ku vdiqën 129 punëtore.

Kuptimi i mimozës

Siç e dini lulja mimozë është simboli i Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Zgjedhja e kësaj luleje daton në vitin 1946 kur gratë e U.D.I. (Bashkimi i grave italiane) vendosi të gjejë një lule për të përfaqësuar këtë festim. Kështu gjatë organizimit të ngjarjes së të 8 Marsit u propozua mimoza, një lule e sezonit e që kushtonte më pak. Prej atij momenti kjo lule u bë simboli i Ditës së Grave.

Kuriozitete nga bota

Dita e Gruas festohet në shumë vende të botës. Disa kuriozitet që vinë prej së largu? Le të fillojmë me Ekuadorin, ku ka një park dedikuar gruas, “El Parque de las Mujeres”.

Në këtë ditë organizohen demonstrata dhe evenimente dedikuara vetëm për gratë. Në Peru gratë organizojnë festa dhe nuk lejojnë burrat të marrin pjesë në to. Evenimenti më popullor është “pollada” me tregjet ku shiten patate, mish pule etj, paratë e të cilave shkojnë për festimin e kësaj ngjarjeje. Në Honduras, asgjë nuk festohet më 8 mars, pasi kjo ditë festohet më 25 janar. Edhe në Afrikë festohet më 8 mars, në vende ku gratë kanë marrë një farë fuqie dhe luftojnë për idealet e tyre. Shoqatat e grave organizojnë festa të përmasave të mëdha në Kamerun dhe në një masë më të vogël në Zimbabve.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page