top of page
123.jpg

Nëna e profesor Kelly, tregon pse fëmijët u futën në dhomë gjatë intervistës (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 12, 2017
  • 1 min read

Mos punoni me fëmijët apo kafshët. Kjo është një nga rregullat e para të televizionit. Ndoshta sekreti i dytë është: mbylleni derën kur keni të bëni një lidhje direkte nga shtëpia.

Përndryshe do të përfundoni njësoj si korrespondenti i BBC, profesor Robert Kelly që kishte një lidhje direkte nga Busan për të folur për një çështje serioze, si nxjerrja para gjyqit e presidentes së Koresë Jugore.

Fëmijët e tij nuk u brengosën fare për këtë, transmeton Klan Kosova.

E ëma e Kelly ka folur se pse të vegjlit u futën në dhomën ku po fliste i ati, për tu bërë më pas hit nëpër rrjetet sociale.

“Robert zakonisht zhvillon biseda në Skype nga zyra e tij me neve në shtëpi, nga aty ku e bëri intervistën”.

“Fëmijët me gjasë dëgjuan zërat që vinin nga kompjuteri dhe menduan se jemi ne”.

“Ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë e ëma e profesor Kelly.

Ajo theksoi se është krenare me të birin, por që pati një këshillë të vogël: “Në jetë ndodh gjithçka, por mësimi që duhet nxjerr nga kjo, është, të mbyllet porta".


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page