top of page
123.jpg

A mund të kemi një dashuri me urrejtje?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 13, 2017
  • 1 min read

Një lidhje dashuri-urrejtje mund të jetë e egër, emocionuese dhe plot pasion. Por, në anën tjetër, është po ashtu plot stres dhe dhimbje.

Për çdo vrull dashurie ka edhe momente të zemërimit dhe grindjes. Ja disa arsye të lidhjeve të tilla, të cilat mund t’i përmirësoni.

Personalitete të kundërta

Ju jeni plotësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri në këndvështrimin e jetës dhe pritshmëritë që keni nga ajo.

Egoja

Egot të mëdha mund të shkatërrojnë edhe marrëdhëniet më të lumtura brenda pak muajsh. Asnjëherë mos lejoni egot që të hyjnë në marrëdhënien tuaj, ose do të mbaroni atë para se të fillojë.

Xhelozia dhe pasiguria

Nëse njëri nga ju është i ndjeshëm ndaj fjalëve të ashpra ose ndaj sjelljes flirtuese, kjo mund të ndikojë në xhelozi dhe pasiguri, duke e kthyer dashurinë e përsosur në një urrejtje.

Pandryshueshmëria

Ju mund të kuptoni se partneri nuk pëlqen diçka që bëni dhe prapë nuk keni dëshirë të ndryshoni për t’i bërë të ndihen mirë.

Kontrolli i tepërt

Disa partnerë janë kontrollues të tepërt. Dhe, nëse nuk dëshironi ta lejoni atë t’ju kontrollojë, ju do të nxisni debate dhe argumentime.

Mungesa e maturisë

Mungesa e maturisë është një nga arsyet më të mëdha prapa marrëdhënieve të tilla. Të dy partnerët e dinë se për çka ka nevojë lidhja e tyre, por asnjëri nuk mundohet ta bëjë atë të funksionojë. Në vend të kësaj, ata bërtasin sikur fëmijë.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page