top of page
123.jpg

Disa truke të Coca-Colas që duhet t'i zbuloni patjetër

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 13, 2017
  • 1 min read

Coca-Cola është pija e gazuar më e përdorur dhe më e shitur në botë. Një traditë amerikane e lindur në vitet ’20 që ka pushtuar botën. Por përveçse një pije shumë e mirë që mbledh familjen rreth tryezës, Coca-Cola ka dhe shumë përdorime të tjera.

Me siguri as që e keni çuar në mënd këtë gjë, por Living ju njeh me disa truke të thjeshta me pijen më të pëlqyer në treg.

• Njollat e mobiljeve janë një shqetësim i vazhdueshëm për amvisat. Shenjat e gishtërinjve në bufe, dollap apo tavolinën e ngrënies duket sikur nuk kanë fund. Hidhni disa pika Coca-Cola mbi sipërfaqen e tyre dhe fërkojini me sfungjer të njomur me uthull molle. Rezultati do jetë shumë i kënaqshëm.

• Një ndër njollat më të vështira për t’u hequr është njolla e gjakut. Nëse doni t’i hiqni menjëherë mjafton të spruconi pak Coca-Cola dhe njolla fshihet. Kuriozitet: ekzistojnë shumë teori sipas të cilave policia në SHBA përdor Coca-Colan për të pastruar skenat e krimit.

• Shpeshherë fëmijët lozonjarë teksa luajnë me njëri-tjetrin u pëlqen të ngjisnin çamçakëzë në flokë. Zgjidhja nuk është t’i prisni. Hidhni pak Coca-Cola në flokë dhe lëreni të veprojë. Më pasi hiqni çamçakëzin me krëhër me dhmbëz të ngushtë dhe lani kokë.

• Femrat me flokë të drejtë e kanë shumë të vështirë t’i bëjnë kaçurrela. Për këtë arsye lagni me flokët me Coca-Cola dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Shpëlajini me ujë të bollshëm. Më pas bëjini me mashë flokësh.

• Coca-Cola largon njollat e djegies nga tenxhere apo tiganët.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page