top of page
123.jpg

As e Amerikës, Britanisë, e as e Gjermanisë – kjo është pasaporta më e fuqishme në botë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 14, 2017
  • 1 min read

Keni keni sigurim shëndetësor, si dhe shkollim në fakultet, pushim të paguar vjetor si dhe jetëgjatësi më të madhe në Evropë?

Kjo do të thotë se ju jeni me fat të keni një shtetësi suedeze dhe kështu pasaportën më të fuqishme në botë.

Sipas raportit të fundit nga kompania konsulente Nomad Capitalist, përcjell Telegrafi, suedezët kanë dokumentin më të fuqishëm në duart e tyre.

Pasaportat janë renditur në raport mbi bazën e një regjimi pa viza, tatimit ndërkombëtar dhe lirive civile.

Hulumtimet kanë treguar se një person i cili mban një pasaportë suedeze mund të vizitojë 176 vende pa vizë dhe ka mundësi për të punuar jashtë shtetit, pa paguar taksa në Suedi.

Në këtë rangim gjithashtu janë marrë parasysh edhe vlerësimet më të larta në lidhje me lirinë personale, liria e medias dhe shumë të tjera, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Nga 199 vende, aq sa janë analizuar në hulumtim, Suedia është në vendin e parë, Mbretëria e Bashkuar është vetëm në vendin e 16-të, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk janë as në mesin e 30 vendeve.

Nga vendet e rajonit, në pozicion më të mirë renditet Sllovenia e cila është renditur në vendin e 35-të dhe Kroacia në vendin e 49-të.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page