top of page
123.jpg

CILËSIA E JETESËS NË EUROPË – TIRANA MBETET E PARAFUNDIT

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 14, 2017
  • 1 min read

Tirana është qyteti i 176-të në Botë ndër 231 qytete, sa i përket cilësisë së jetesës. Rezultatet janë publikuar nga “Mercer”, që është ndër kompanitë më prestigjioze në nivel global e që çdo vit përpilon indeksin e cilësisë së jetesës.

Në indeksin e një viti më parë, Tirana zinte vendin e 179-të, ndër 230 qytete të ndryshme të botës, çka përkthehet në një përmirësim me tre pozicione në renditjen totale.

Pavarësisht progresit të lehtë, në krahasim me të tjerët, Tirana mbetet në vend. Edhe këtë vit, ashtu si një vit më parë, Tirana është qyteti me cilësinë më të dobët të jetesës në Europë, pas Minskut të Bjellorusisë.

Bukureshti ndërkohë është në vendin e 107-të, Zagrebi në vendin e 98-të dhe Athina në të 87-tin. Në nivel global, Vjena konfirmohet në vend të parë, si qyteti me cilësinë më të mirë të jetesës, e ndjekur nga Zyrihu dhe Auckland i Zelandës së re.

Në rang global, qyteti me cilësinë më të ulët të jetesës është Bagdadi në Irak. Ky është edicioni i 19-të i këtij edicioni të indeksit të cilësisë së jetesës së “Mercer”. Në vitin 2015, Tirana ndërkohë renditej e 180-ta.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page