top of page
123.jpg

Dy gjigantë botëror sjellin shumë mundësi të reja të punës në Kosovë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 14, 2017
  • 1 min read

Gjiganti më i madh botëror dhe lideri numër një në industrinë e BPO (Business Process Outsourcing) “Teleperformance” po hyn fuqishëm në tregun e Kosovës.

“SKY Germany” është klienti i parë të cilit do t’i ofrohen shërbimet nga Kosova, kompani kjo e mirënjohur botërore e telekomunikimit dhe transmetimit televiziv.

“Teleperformance” është e pranishme në 65 shtete, me 75 gjuhë në mbarë botën, me më shumë se 190,000 të punësuar në fushën e shërbimit të klientëve. Vetëm dega e “Teleperformance Albania” ka më shumë se 2,200 të punësuar dhe për vite me rradhë zgjedhet si punëdhënësi i preferuar.

“Teleperformance” globalisht njihet për kushtet shumë të mira të punës, stabilitetin në punë dhe strategjitë e zhvillimit të punëtorëve.

Kompania vendore e burimeve njerëzore “HumanPower” është partner ekskluziv që do ta menaxhojë procesin e rekrutimit për “Teleperformance”.

Nëse keni njohuri të avancuara të gjuhës gjermane, “Teleperformance” ju mirëpret të bëheni pjesë e suksesit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page