top of page
123.jpg

Shpikësi i baterive litium-jon ka arritur një shpikje revolucionare që ndryshon çdo gjë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 14, 2017
  • 1 min read

Shpikësi i baterive litium-jon, 94-vjeçari John Goodenough, ka bërë në zbulimin të ri të rëndësishëm - bateri qelqi që mund të përmirësojnë ndjeshëm problemin e ruajtjes së energjisë elektrike.

Shpikja e re e Goodenough tërhoqi vëmendjen e gjigantëve në sektorin e teknologjisë.

Eric Schmidt, drejtor i Alphabet-it, kompansë amë në të cilën është edhe Google, tha në Tëitter se Goodenough ka zhvilluar qelizat e para të baterive që janë tërësisht në gjendje të ngurtë.

Goodenough pretendon se bateritë nga qelqi e kanë densitetin e energjisë tri herë më të madh se bateritë litium-jon.

Gjenerata e re dhe më e fuqishme e baterive mund të bëhet vetëm prej qelqi, thuhet në një artikull të Goodenough dhe ekipit të tij. Ato mund të ruajnë dhe transferojnë energjinë në temperatura më të ulëta se sa baterië litium-jon, ndërsa mund të bëhen nga natriumi, që në Tokë është me bollëk.

Goodenough dhe ekipi i tij thanë se “qelizat e sigurta dhe plotësisht të ngurta, me kapacitetet e mëdha që kanë duke marrë parasysh dendësinë e lartë të energjisë dhe me cikle të gjata të jetës, janë të përshtatshme për të vënë në lëvizje automjetet elektrike apo për ruajtjen e energjisë elektrike nga era apo dielli".

Hulumtuesit janë duke punuar në disa patenta dhe po kërkojnë partnerë ndërmjet prodhuesve të barterive, edhe pse ekspertët thonë se është një rrugë e gjatë nga laboratori në fabrikë.

Për bateritë litium-jon të Goodenough u deshën 11 vjet për të filluar përdorimin komercial në vitin 1991.

"Ne besojmë se zbulimi ynë zgjidh shumë probleme të baterive të sotme", tha Goodenough në një deklaratë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page