top of page
123.jpg

A mund t’i dashuroni dy persona në të njëjtën kohë?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 16, 2017
  • 1 min read

Nëse ndonjëherë keni menduar që jeni “rast” i veçantë, sepse njëkohësisht dashuroni dy persona, për këtë gjë ju ndryshon mendjen dhe ju ngushëllon profesori i psikologjisë Ramani Durvasul.

Jo, për këtë shkak nuk jeni personi i keq dhe që kjo është e mundshme, konstaton ai – transmeton Telegrafi.

“Zakonisht mendojnë që dashuria ka vetëm një shije, ajo është më shumë se shija. Ta vështrojmë këtë kështu – çokollata dhe luleshtrydhja kanë shije shumë të ndryshme, mirëpo të dy shijet janë të mrekullueshme – thotë Ramani. Ne jemi qenie të komplikuar dhe prandaj është e lehtë që dy karakteristika të ndryshme të cilat i posedojnë dy persona të ndryshëm mund të ndikojnë tek ne.”

Ai konsideron që joshja midis njerëzve është përvojë biologjike, andaj ndodh që derisa kemi një lidhje të gjatë dhe serioze të njohim personin i cili na zgjon hormonet.

Pra, kur midis dy partnerëve duhet të zgjedhin njërin, shfaqet ndjenja e ndërprerjes.

Vazhdoni të hulumtoni dhe të studionin afinitetet e tyre, si edhe planet të cilat kanë me ju.

Lidhjet e hapura nuk janë aq të pranueshme në shoqëri, mirëpo në rastin e këtillë mund t’ju ndihmojnë. E di që ky është një propozim i tmerrshëm, mirëpo është frytdhënës.

Bëjeni listën e përparësive dhe të mangësive, vetëm bëhuni të sinqertë ndaj vetes kur t’i shkruani ato.

Ndoshta hëpërhë jeni të mbërthyer në vorbullën e afshit dhe të ndjenjave, mirëpo dashuria e pakompromis, e fuqishme dhe e paluhatshme gjithmonë fiton në fund.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page