top of page
123.jpg

Arkeologët zbulojnë një vazo 800 vjeçare… Ajo që u gjet brenda saj do ju shokojë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 22, 2017
  • 2 min read

Në vitin 2008 në rezervatin kombëtar të Menomines, në Uiskonsin arkeologët bënë një zbulim të vogël, por mjaft mahnitës, një vazo të vogël balte. Edhe pse në pamje të parë nuk la ndonjë përshtypje, ky objekt i vogël i poçarisë datonte rreth 800 vjet më parë. Po çfarë kishte në brendësi të vazos… ?

Diçka që ndryshoi mënyrën se si ne e shihnim zhdukjen, ruajtjen dhe konservimin e ushqimit. Nuk mund të mendohej që kjo vazo e vogël balte e groposur 800 vjet më parë të mund të ishte e rëndësishme edhe sot, por ja që qenka tillë. Ajo nxori në dritë një lloj kungulli që mendohej se ishte zhdukur përgjithmonë. Për këtë duhet të falenderojmë paraardhësit tanë indigjenë. Sigurisht që ata e dinin mjaft mirë çfarë do të thotë të ruash, ashtu sikurse dinin po kaq mirë edhe rëndësinë e së ardhmes. A nuk është e mrekullueshme që ata diktojnë edhe sot hapat tanë?

Ja tek është! Vazoja u zbulua në rezervatin e Menominesë në Uiskonsin, ku kishte qëndruar e groposur për 800 vite. Në brendësi të saj u gjetwn një sasi farash që ka të ngjarë të jenë futur si një metodë e ruajtjes së ushqimit. Më vonë u përcaktua se i përkisnin një tipi të vjetër kungulli, tashmë plotësisht të zhdukur.

Shtatë vjet pas këtij zbulimi, studentët në Unipeg vendosën t’i mbjellin farat 800 vjecare…Për habinë e të gjithëve diçka mbiu…

Ai u emërtua “Gete-okosomin” që në gjuhën menominiane do të thotë “kungull i vjetër”.

Studentët po e kultivojnë bimën që të mos zhduket sërish. Mund të jetë një kungull modest, por është kthyer në një simbol të paraardhësve dhe historisë së tyre, si edhe një mënyrë vështrimi mbi mrekullinë e natyrës. Ky zbulim tregon se bimët mund të jenë të pabesueshme! Ndonjëherë historia vjen mjaft habitshëm. Rrota e Jetës na shfaqet pikërisht në këtë çast. Rrënjët tona indigjene janë mjaft të forta dhe të lidhura me tokën. Ishte thënë dikur se njerëzit e Ishullit të Breshkës kishin qenë kujdestarët dhe jo zotërit e tokës. Mendoj se ky kungull është prova e asaj thënieje. /bota.al


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page