top of page
123.jpg

Një muaj para sulmit në zemër trupi ju paralajmëron, ja si ta dini

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 23, 2017
  • 1 min read

Gjatë viteve të fundit, sulmi në zemër është bërë aq i zakonshëm sa që është gati për të hyrë i pari në listën e shkaktarëve më të mëdhenj të vdekjes.

Por, nëse nuk e keni ditur, sulmi në zemër mund të parandalohet nëse i dini simptomat e tij.

Këto janë simptomat:

Shkurtim i frymëmarrjes

Nëse mushkëritë nuk marrin aq oksigjen sa duhet, atëherë as zemra juaj nuk do të marrë gjakun e nevojshëm që i duhet. Kjo do të thotë se këto dy sisteme janë të lidhura dhe nëse nuk e keni njërën s’do ta keni as tjetrën. Në rast se përjetoni probleme me frymëmarrje është mirë që të shkoni menjëherë tek doktori pasi mund të nënkuptojë se jeni afër të pësoni sulm në zemër, transmeton Gazeta Express.

Presion në gjoks

Nganjëherë njerëzit injorojnë këtë shenjë për shkak se mendojnë se është normale dhe nuk shkojnë tek mjeku për t’u kontrolluar. Presioni në gjoks është një shenjë e qartë dhe më e dukshmja nga të gjithat se një sulm në zemër mund të ndodh në të ardhmen e afërt. Herën tjetër që ndjeni presion në gjoks, shkoni tek mjeku.

Lodhje

Lodhja është një tjetër shenjë e cila tregon se mund të keni sulm në zemër. Kur arteriet ngushtohen, ato nuk lejojnë që gjaku të qarkullojë siç duhet – që nënkupton se muskujt nuk marrin atë për çfarë kanë nevojë dhe për këtë arsye ndjeheni të lodhur. Kështu që keni kujdes nëse filloni të përjetoni lodhje pa arsye dhe shkoni tek mjeku. /Gazeta Express


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page